Shpati kërkon t’i bëjë të gjitha…

Këngëtari Shpat Kasapi, këto ditë ka realizuar videoklipin e tij më të ri të titulluar “Shumë hot”. Shpati kësaj radhe vjen me një këngë më ritmike, ndërsa për realizimin e videos ka zgjedhur produksionin “Max Production”. Paralelisht me muzikën, ai po merr pjesë në “Dancing with the stars”, ku veçanërisht dy javët e fundit është shfaqur në grand formë.

Vlerësimet me pikë kanë qenë të larta edhe nga juria, veçanërisht nga balerini i mirënjohur Ilir Shaqiri, kryetari i jurisë. Vetë Shpati është shprehur se nga java në javë po përmirëson teknikat në kërcim, duke “vjedhur” përherë e më shumë nga balerinët profesionistë. Por, ndërkohë që ai mundohet të kërcejë e kur ka kohë edhe të performojë live në club- et e ndryshme të kryeqytetit, gojët e liga thonë se e fejuara e tij, “Miss Universe Kosova”, Afërdita Dreshaj, është bërë xheloze për partneren e tij në vallëzim, Isida Mollaymeri. Gjithçka ka marrë spunto nga shprehja se “kush ka partnere Isidën, shkon deri afër finales në DWS, sikurse ndodhi vjet me aktorin Viktor Zhusti”. Ne nuk e besojmë këtë, jo vetëm për marrëdhënien shoqërore që ka balerina me të fejuarën e Shpatit, por a mund të ketë femër që të rivalizojë Afërditën?! Kështu që Afërdita rri e qetë, Shpatin nuk ta merr kush…
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment