Grupi i PS: Protesta nëse Kolegji nuk vendos në favor të Ramës

TIRANË- Ka zgjatur për rreth 30 minuta mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Gazetari i NEWS24 duke iu referuar burimeve brenda grupit të PS, deklaron se kjo forcë politike është në pritje të vendimt të Kolegjit Zgjedhor në lidhje me ankimimin që PS i ka bërë rezultatit për Bashkinë e Tiranës.

Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, nëse Kolegji Zgjedhor nuk do të vendosë në favor të kandidatit Edi Rama, ka shumë gjasa që PS të ndërmarrë një aksion të ri protestash.

Partia Socialiste ka kundërshtuar me forcë gjatë këtyre ditëve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar fletët e kontestuara. Mbledhjet e KQZ-së janë shoqëruar me protesta nga ana e PS, e cila ankimoi cështjen në Kolegjin Zgjedhor.

(www.balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment