Ankimimet, debate mes Subashit e Ristanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të shqyrtojë ankimimet e partive politike, në lidhje me procesit zgjedhor.Nënkryetarja e KQZ-së u shpreh se është e nevojshme se për dy kuti të hetohet.
“Është një rast për nga ndërtimi i kërkesës, që nuk të jepte një referencë, por dy elementë i konsideroj të rëndësishëm. Së pari, gjatë numërimit të votave, kanë qenë dy kuti të hapura dhe s`mund të konsideroj që në pak minuta, procesi të legjitimohet. Ky është një rast i rrallë dhe kjo është një fletë e votimit. Nga këqyrja që i bëj unë dhe që është me vulën e qendrës së votimit dhe kjo që tregon ankuesi, është një proces jo i rregullt i numërimit, apo i votimit dhe kjo provë nuk e tregon dot dhe gjasat mund të çojnë që të jetë gjatë procesit të numërimit dhe për këtë qendër, unë them të bëjmë një hetim administrative, për të parë se çfarë ndodh në këtë qëndër votimi”.

Por nga ana tjetër kreu i këtij institucioni Arben Ristani deklaroi se në qendrën 32/60, nuk sheh diëka për të sqaruar.

Ristani shtoi më tej së në qendrën 32/63, në të cilën dritat, vlen për tu parë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment