Gara për Korçën bëhen dhe në Selanik

Beteja elektorale për Korçën është spostuar në këtë fundjavë në qytetin e Selanikut. Në një prej ambienteve të hotelit “Porto Palas” në praninë edhe të përfaqësuesve të pushtetit lokal, kandidati i PD-së, Andrea Mano, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij në këtë qytet, të votojnë për programin e tij elektoral.“Unë kam qenë një prej jush dhe e njoh mirë vlerën, punën dhe sakrificën e emigracionit”, tha Mano. Programi ynë ka thënë ai siguron rruajtjen e traditës, investime me vlerë 80 milionë euro me ndihmën e qeverisë, luftë papunësisë, një plani të ri ndërtimi për qytetin. “U premtoj emigrantëve që të vijnë dhe të votojnë në Korçë, sepse është e të gjithëve ne, është e banorëve aktualë, por edhe emigrantëve”, tha Mano.

No comments:

Post a Comment