Flamurtari, dosje në UEFA për ndeshjet e diskutueshme

Flamurtari, dosje në  UEFA për ndeshjet  e diskutueshmeTIRANË - Gara për titullin kampion mes Skënderbeut dhe Flamurtarit duket se nuk është mbyllur ende, pasi tashmë ka marrë një zhvillim të ri, me nuanca ndërkombëtare.
Klubi Flamurtari i ka dërguar zyrtarisht një letër UEFA-s, ku sipas tij, janë renditur prova të pakundërshtueshme për trukimin e ndeshjeve, duke pasur në fokus Skënderbeun, kampionin e ri të Shqipërisë.
"Skënderbeu mund ta pësojë si Elbasani, duke iu hequr pikët. Ne kemi çuar provat në UEFA, ku si prova janë përdoruar materiale filmike të disa prej ndeshjeve tona, por edhe të Skënderbeut”, janë shprehur drejtuesit vlonjatë.

Ndërkohë trofeu i titullit kampion, që Skënderbeu e fitoi javën e parafundit ndaj Elbasanit, nuk do të jepet në Vlorë. Drejtuesit e Federatës kanë menduar që Kupa e kampionit korçarëve mos t′u dorëzohet në 14 maj në Vlorë, por në datën 17, në një takim që Skënderbeu pritet ta zhvillojë me Pas Janinën ose Arisin e Selanikut
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment