Londer, burg shqiptarit u kap me armë pranë së shtëpisë së Bler

Londer, burg shqiptarit u kap me armë pranë së shtëpisë së BlerLONDER-Emigranti i paligjshëm shqiptar Vladimir Kendella, i cili u arrestua me 12 dhjetor 2009 me një armë të mbushur jashte rezidencës së ish- kryeministrit Toni Blair së Londër është dënuar me pesë vjet burg dhe me paralajmërim për riatdhesim. Përpara se të arrestohej, 57 vjecari Kendella u përpoq të hidhte pistoletën në rrugë. Pas hetimeve të bëra rezultoi se emigranti shqiptar kishte kaluar tetë vjet në burgje dhe spitale psikiatrike në Gjermani pasi kishte qëlluar për vdekje një bashkëatdhetar. Pas lirimit për krimin e kryer dhe riatdhesimin në Shqiperi, Kendella ishte nisur drejt Britanisë së Madhe në vitin 2005 duke jetuar atje edhe pse kërkesa për azil i ishte refuzuar. Kendella ka kaluar tashme 513 ditë në burg që pas arrestimit te tij dhe mund të lirohet brenda një periudhe të shkurtër. Gjykimi ishte shtyrë disa herë në pritje të një analize mjekesore rreth shëndetit të tij mendor me sugjerimet se ai kishte vuajtur nga skizofrenia paranojake që kur kishte qenë 25 vjeç.
(Balkanweb)

No comments:

Post a Comment