“Eyeballing”, moda e rrezikshme që dënmton syrin

TIRANË-Quhet “eyeballing”, ky eshte emri me te cilin adoleshentete e sotem kane vendosur te quajne ritualin e fundit dhe shume ne mode ne festat e tyre. Nje ritual qe zhvillohet ne formen e nje loje dhe konsiston ne derdhjen ne sy te nje sasie vodke duke menduar se efekti i saj ne kete menyre eshte i menjehershem sepse alkooli deperton neper mukoze dhe hyn drejt e ne gjak. Moda “eyeballing” ka qarkulluar shume shpejte nga nje cep i botes ne tjetrin edhe fale videove te shumta qe gjenden ne YouTube. Specialsitet e shendetit ngrejne alarmin ndaj kesaj mode te demshme. Ata shpjegojne se vodka e derdhur ne sy mund te shkaktoje probleme te renda me syte dhe rrezikoje demtime nga me te rendat te kornese se syrit. Sipas okulistit Alessandro Carboni, kontakti syrit me nje substance si alkoolit mund te shkaktoje nga irritim te shikimit deri ne shpim te kornese dhe gjithashtu eshte i afte te krijoje nje turbullire si vizive edhe organike qe ne shume raste perfundon me humbje te ndjenjave.

Gjithashtu jane te shumte psikologet te cilet e shohin kete tendence si nje tregues te problemeve te te rinjve, mungeses se fantazise per t’u defryer ne forma te tjera dhe nje tendence per te demtuar veten ose per t’u identifikuar me nje grup te caktuar miqsh. Megjithate specialistet shpjegojne se ky ritual i shfrenuar qe ka si protagonist adoleshentet mund te shkaktoje nje dem te rend kimik. Por, rrezikut qe ka ky veprin i shtohet edhe mungesa e rrefimit te se vertetes ne momentin e ballafaqimit me pasojat duke e bere kete fenomen nje kercenues edhe me te madhe te shendetit dhe mireqenies se kesaj grup-moshe.

No comments:

Post a Comment