General Motors sërish i pari në botë për prodhimin e makinave

DETROIT- Kompania amerikane General Motors sivjet do të jetë sërish prodhuesi më i madh i automjeteve, pasi Toyota japoneze ka probleme në prodhim shkaku i tërmetit e cunamit, ndërkohë që blerësit nuk i harrojnë as problemet që ajo i pati me sigurinë e automjeteve të veta, duke e detyruar kompaninë japoneze të tërheqë nga tregjet botërore afro 14 miliona automjete.Shitja e automjeteve të GM është në rritje veçmas në Kinë dhe në SHBA, dy tregjet më të mëdha të automjeteve në botë.

General Motors ishte në vendin e parë në botë nga viti 1932 e deri më 2008, kurse gjatë vitit 2009 pati një krizë të madhe dhe mezi shpëtoi nga falimentimi. Vitrin e kaluar Toyota ka shitur 8.42 milionë automjete (përfshirë edhe kamionë), kurse General Motors 8.39 milionë.

No comments:

Post a Comment