Elvana: Është ende herët për martesë

Duket se këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur të respektojë ‘betimin’ për ta mbajtur larg mediave jetën e saj private.

Gjatë një interviste në emisionin e “E diell” në Top Chanel Elvana edhe një herë i iku përgjigjes rreth pyetjes për dashurinë.

Por këngëtarja u pajtua të flasë për martesën, këtë të cilën do të donte ta përjetohen më vonë.

“Sigurisht që edhe martesa është në planet e mia, vetëm se kjo do të ndodhë më vonë. Ende jam e re kështu që tani për tani kam plane tjera, të cilat i përkasin muzikës e profesionit tim në regji”, është shprehur Elvana.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment