Ozil: Vitin tjetër do ta fitojmë Barcelonën

Mesut Ozil u shpreh i bindur se në vitin e ardhshëm, që do të jetë i dyti i tij në radhët e Real Madrid, do të fitojë shumë tituj.

“Jam i bindur se në sezonin e ardhshëm do të fitoj më shumë tituj në Spanjë”, deklaroi Ozil në një intervistë për ‘Kicker’.

Mesfushori turko-gjerman thekson se fitorja në Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës tregoi se Reali ka potencialin për të mundur katalanasit.

“Treguam se mund të mposhtim Barcelonën dhe kishte momente gjatë ndeshjeve që kemi qenë ekipi më i mirë në fushë”, shtoi Ozil, i cili nënvizon se avantazhi i Barcelonës qëndron në faktin se lojtarët katalanas kanë shumë vite që luajnë bashkë.

No comments:

Post a Comment