Dinamo dhe Shkumbini kalojnë në “playout”

Rezultatet e javës 33 dhe të fundit të Kategorisë Superiore konfirmuan që në “playout” do të luajnë Dinamo (e mundur 4-3 nga Kastrioti) dhe Shkumbini.Blutë kanë 39 pikë, po aq sa Besa, me rezultate direkte të njëjta, por me golavarazh më të mirë dhe do të ndeshen me Besëlidhjen e vendit të pestë në Kategorinë I. Shkumbini, pavarësisht fitores 1-2 në Elbasan, do të luajë në “playout”, pasi në kuotën e 42 pikëve renditet poshtë Teutës dhe Kastriotit, pasi regjistron rezultate më të dobëta në ndeshjet direkte me ta. Në “playout” peqinasit do të ndeshen me Mamurrasin e vendit të 6 të Kategorisë I. Bien direkt Besa dhe Elbasani.

(gazeta-shqip.com)

No comments:

Post a Comment