Partia fushatë në facebook.

Edhe partitë maqedonase nuk mbeten ptapa përsa i përket mënyrave të të bërit fushatë. Njësoj edhe si në Shqipëri partitë maqedonase po përdorin rrjetin social facebook si një menyrë efektive për të bërë fushatë, për zgjedhjet e 5 qershorit.

Facebbok, është shëndruar në një arenë të vërtetë në të cilën partitë politike i prezantojnë platformat, por edhe japin komentet e tyre për oponentët e tyre politik.

Darko Buldioski, konsultat i rrjeteve të internetit, thotë se edhe pse partitë janë shumë aktiv në rrjetet e ndryshme sociale partitë dhe politikanët në Maqedoni nuk janë të gatshëm që përmes internetit të dëgjojnë mendimin e të tjerëve.

“Pjesa më e madhe e komunikimit politik në Maqedoni përfshirë edhe internetit bëhet në formë të mbyllur. Rallë ndodhë që partitë të jenë të gatshme që të dëgjojnë se çfarë mendimi kanë të tjerët, ose qytetar të bisedojnë me ata”, ka thënë Budliovski.

“Nuk është problem që dikush ta mirëmban akantin, shpeshherë kjo është praktikë botërore, por kjo nuk donë të thotë se duhet të harohet edhe kontakti personal dhe se nuk duhet vet politikani të mos jetë i interesuar për aktivitete të tilla. Në momente të caktuara efekt mund të jep edhe prezenca e tij personale”, ka thënë Bulldioski.

Sipas tij rrjetet sociale mund të shkojnë në dobi të qytetarëve vetëm në rast se të njëjta mirëmbahen dhe azhurohen nga vetë politikanët, se për ndryshe asgjë nuk mund të fitojnë. Ana pozitive e rrjeteve sociale është se politikanët gjatë periudhës së fushatës mund të komunikojnë dhe të jenë aktiv përmes këtyre rrjeteve.

Si parti politike më aktive në facebook, konsiderohen dy partitë më të mëdha maqedonase, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, ndërsa në bllokun politik shqiptarë BDI-ja dhe PDSH-ja , kanë numër më të madh të fansave.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment