Murinjo: “Përgjithmonë me Barçën në zemër”

SPANJE- Katërmbëdhjetë vjet më parë, trajneri i sotëm i Real Madrid ishte përkthyes i Booby Robson tek Barcelona.Gjatë festimeve të fitores së Kupës së Mbretit, Murinjo përshëndeti publikun me këto fjalë “ Sot, nesër dhe përgjithmonë me Barçën në zemër.”

Videoja, ku Murinjo thotë këto fjalë është duke bërë xhiron në Katalunja, e shoqëruar me komentet si “Murinjo mercenari” dhe “Murinjo, sot, nesër dhe përgjithmonë tradhëtar.”

Sot sondazhet tregojnë se Murinjo është armiku numër 1 i Barcelonës, kjo edhe për shkak të taktikave të tij “antifutboll”, raportojnë mediat spanjolle.

No comments:

Post a Comment