"Devotshmëri fetare" ndaj produkteve të Apple.

Shumica e përdoruesve të produkteve të Apple-it njihet për përkushtimin e tyre ekstrem ndaj markës teknologjike. Një emision i ri televiziv sugjeron se dëshira për iPod-ët dhe iPad-ët mund të kalojë hera-herës edhe në kufijtë fetarë.
Studiuesit, në një skanim MRI të trurit të një fanatiku të Apple-it, kanë gjetur se është ndezur e njëjta pjesë siç është ndezur pjesa e një besimtari kur ka vështruar imazhe fetare.

Gazetari Alex Riley kreu një testim për dokumentarin e BBC-së Sekretet e Super Markave (Secrets Of The Superbrands), gjatë të cilit ai gjithashtu ndoqi edhe hapjen e dyqanit të Apple-it Covent Garden.

Ai e ngjasoi skenën me atë të një takimi ungjillor lutjesh, ndërsa stafi përshëndeste qindra klientë të marrë që mbushën plot e për plot dyqanin, ku shumë prej tyre kishin fjetur tërë natën jashtë ose kishin udhëtuar nga vende të tjera, pavarësisht se nuk kishte produkte falas apo ndonjë ulje të ofertës.

Për të kuptuar entuziazmin e tyre, ai mblodhi një ekip shkencëtarësh nervorë me një skaner MRI për të shikuar brenda trurit të një adhuruesi.

"Përfundimet sugjeruan se Apple po nxiste pjesë të njëjta të trurit, siç nxitin imazhet fetare te besimtarët" tha ai.

Gjatë programit, Riley foli gjithashtu edhe me Peshkopin e Bakingamit, që përforcoi pretendimet e tij.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment