Miratohet marrëveshja për financimin e aksit Tiranë-Elbasan.

Komisioni i ekonomisë ka miratuar të hënë marrëveshjen mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në mbledhje e parë që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, komisioni i ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për financimin e kësaj rruge.

Deputetet socialistë nuk kanë qenë të pranishëm në komisionin e ekonomisë pasi kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot, mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat rinisin punën, pas ndërprerjes më tepër se njëmujore.



(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment