Depp: Jack Sparrow, pjesë e imja

Depp: Jack Sparrow, pjesë e imja
Johny Depp ka interpretuar Jack Sparrow-n, piratin e famshëm të sagës Piratët e Karaibeve, që nga viti 2002 dhe tashmë ai e ndjen atë si një pjesë të personalitetit të tij.

“Kjo është gjëja më e rrezikshme e të qenit aktor. Të gjithë personazhet që interpreton jetojnë brenda teje dhe vjen një moment që marrin jetë. Aq më shumë kur një personazh si Jack Sparrow unë e interpretoj për herë të katërt”, u shpreh Depp.

Ajo që më shumë i pëlqen aktorit amerikan është se personazhi i këtij pirati është universal dhe pëlqehet si nga të rrituri, ashtu edhe nga fëmijët.

“Ndjej që ka shumë potencial, nuk ka kufij”, tha Depp.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment