Censurë në Francë

Rihanna në videoklipin S&MJanë në krye të klasifikimeve muzikore dhe adoleshentët francezë “çmenden” nën ritmin e këngëve të tyre, por në ekranin e televizorit nuk lejohen.

Franca ka censuruar dy videoklipe “të ekzagjeruara” të këngëtarëve të famshëm Rihanna dhe Enrique Iglesias. Videot muzikore S&M e Rihanna dhe Tonight (I’m Fuckin’ You) e Enrique Iglesias mund të shikohen në TV vetëm pas orës 22.00.

Këshilli Audiovizual i Francës ka ndaluar transmetimin e videoklipeve sepse “dëmtojnë sensibilitetin e publikut me moshë të re”.

Sipas autoriteteve audiovizuale, këto videoklipe kanë domethënie të qartë seksuale.

Gjithsesi këto videoklipe mund të shikohen shumë lehtë në internet, ku miliona përdorues i kanë klikuar duke shuar kuriozitetin.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment