De Bleeckere: I kënaqur me arbitrimin tim


De Bleeckere: I kënaqur me arbitrimin tim
Edhe pse UEFA i ndalon arbitrat të japin komente mbi ndeshjet që gjykojnë, Unioni i Futbollit të Belgjikës ka theksuar sot se arbitri De Bleckeere dhe asistentët e tij janë të kënaqur me punën e bërë në Camp Nou.

Arbitri belg Franck de Bleeckere është shprehur “shumë i kënaqur” me arbitrimin e tij në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Real Madridit, të përfunduar me rezultatin 1-1 dhe me katalanasit në finalen e Uemblit.

Madrilenët nuk kuptojnë arsyen pse u anullua goli i Gonzalo Higuain nga ana e arbitrit dhe e kanë kritikuar shumë këtë gjyqtar.

http://www.top-channel.tv

No comments:

Post a Comment