Real, Cristiano kritikon arbitrimin

Real, Cristiano kritikon arbitrimin

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, deklaroi pas ndeshjes së djeshme ndaj Barcelonës se ekipi i tij luajti ndeshjen sepse respektoi Ligën e Kampioneve, por do të ishte më mirë sikur mos të kishte udhëtuar fare në Camp Nou.


“Sezonin tjetër është më mirë që t’i japin kupën Barcelonës që në fillim”, theksoi portugezi pas gjysmëfinales së kthimit të Champions.

Përsa i përket arbitrimit, Cristiano komentoi: “E dinim që diçka do të ndodhte. Goli i Higuain u anullua pa arsye. Mascherano, kur luante në Angli nuk rrëzohej lehtë në tokë, por duket se këtu në Spanjë ka mësuar nga shokët e tij tek Barça.”

“Ky nuk është futboll, këtu po ndodhin shumë gjëra”, përfundoi sulmuesi duke iu referuar ndihmave të arbitrave që po merr Barcelona sipas madrilenëve.

No comments:

Post a Comment