Berisha: Numërimi i votave, komisionerët vendimarrës

Berisha: Numërimi i  votave, komisionerët  vendimarrësTIRANË- Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka vënë theksin tek rëndësia që kanë komisionerët sipas tij pa dallim partiak në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 8 maj.


“Dua ti siguroj se pavarësisht forcave që i përkasin besimi im ëshë i plotë tek ta dhe vendosmëria e morali i tyre para ligjit. Janë ata që me datën 8 maj shndërrohen në vendimarrësit kryesor të vendit dhe kujdestarë të votës. Thirrja ime ndaj komisionerëve pa asnjë dallim partiak, është zbatoni ligjin dhe vetëm të. E rëndësishme që komisionerët dhe vëzhguesit të zbatojnë në mënyrë të plotë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor”,- theksoi kryeministri.

Ndëkohë në fjalën e tij duke kushtuar rëndësi procesit zgjedhor i cili pritet të mbahet të dielën me 8 maj kryeministri i ka bërë thirrje forcave politike se gjatë trajnimeve të komisionerë të tyre të tregojnë kujdes që të përmbahen rekomandimee të BE. Ndërkohë që ka vlerësuar sistemin e numërimit të përdorur në zgjedhjet e vitit 2009 si unik dhe pa probleme.

“I bëj thirrje forcave politike që në trajnimet që ju bëjnë komisionerëve të përfshijnë të gjitha rekomandimet e OSBE ODHIR. Në zgjedhjet e 2009 për vendosëm një sistem unik në planet, ky sistem u certifiku adhe rezultati i tij eishte vetëm një gabim i vogël në Shkodër. ky sistem po nijhet si sistemi më i saktë përsa i përket numërimit. Raporti thotë se vetem 1/3 e numërimit në proces kishte probleme”,- deklaroi Berisha.

Berisha pohoi se fushata është shoqërur me disa incidente të cilat ai i cilësoi të parëndësishme ndërkohë që kreu i ekzekutivit tha se zgjedhjet do të kenë pjesëmarrje masive dhe kjo do jetë dëshmi e një procesi zgjedhor brenda standarteve që përkon me ditn e Europës.

“Është rast fatlum që shqiptarët të dëshmojnë se ja kanë dalë të konsolidojnë në udhën e tyre një proces me standarte. Zgjedhjet janë në ditën më të shënuar të Europës, në festën e saj, nuk ka nderim më të madh se cdo shqiptarë të japë ndihmesën e tij për zgjedhje të standartev Europiane”- tha Berisha.

http://www.balkanweb.com

No comments:

Post a Comment