Casillas: Nuk ka dallim midis Ronaldos dhe Messit.

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se ekziston dallim shumë i vogël mes bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo dhe lojtarit të Barcelonës, Lionel Messit.
Ronaldo shënoi 38 gola këtë sezon, duke barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligas gjatë një sezoni, por edhe Messi ka shënuar shumë gola këtë sezon dhe aktualisht gjendet në pole pozicion për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit evropian gjatë një sezoni.

“Mendoj se të dy janë të të njëjtit nivel. Që të dy kanë mënyrat e tyre të lojës. Ata janë mbi të tjerët. Është e vështirë për ta që të mbajnë njëri-tjetrin në një nivel të njëjtë. Nuk është se duhet t’i krahasojmë, pasi ata kanë stilet e tyre të veçanta”.

“Cristiano është lideri i këtij ekipi. Me 38 golat e shënuar, është arritje vërtet e madhe. Nëse do të isha ai, nuk e di se çfarë do të mendoja, sepse pas shënimit të gjithë këtyre golave, nuk është normale që nuk e fituam titullin. Ai ka treguar se është lojtar me shkathtësi të mëdha”.

“Ronaldo është pika referuese e këtij ekipi. Cristiano gjithmonë dëshiron të fitojë”, tha San Iker.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment