Shkozë, përfundon ndërtimi i banesave sociale

Përfundon ndërtimi i 385 banesave sociale në Shkozë, një projekt që nisi tre vjet më parë.


I pranishëm në këtë përurim, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama deklaroi se ky është kontigjenti i parë i banesave për strehimin e familjeve në vështirësi, ndërsa theksoi se banesat sociale janë model modern i bashkëjetesës në komunitet.

"Projekti i banesave sociale do të aplikohet edhe në zona të tjera. Ky kompleks i ri banimi më standarte evropiane ofron punësim dhe vetëpunësim. Synojmë të ndërtojmë 1000 apartamente të tjera ku do të mbulojhet 50 përqind e qirasë", tha Rama.

No comments:

Post a Comment