Berisha: Rama po bllokon KQZ-në

Mazhoranca qeverisë është në pritje të rezultati përfundimtarë që do miratojë KQZ-ja për rezultatin e zgjedhjeve. Ky ka qenë deklarimi i Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë.
“Në kundërshtim me ligjet po bëhen përpjekje për të paralizuar urdhrin e KQZ me një mënyrë kryekëput të papajtueshme me rendin demokratik.

Në situatën aktuale do të sqaroj qytetarët se kjo mazhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë vendim apo rezultat, ka pranuar çdo rezultat, por problemi është se përpjekja për të konstatuar atë që në ligj nuk ekziston por që ekziston në realitet, atë që quhet rezultat paraprak, i shpallur nga KQZ”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri nënvizoi se Kryetari i PS, Edi Rama po bën ç’është e mundur që rezultati paraprak të dalë përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale.

Berisha tha më tej se persona të opozitës e kanë rrethuar nga të gjitha anët KQZ që e cilësoi si zemra e kombit.

“Nëse ne do të pranonim rezultatin paraprak për rezultat përfundimtar ne do të asgjësonim sistemin e zgjedhjeve të lira për të cilin ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, – tha Berisha.

(tvklan.tv)

No comments:

Post a Comment