PS, Ruçi: Nënshtrim ose revoltë për t'u përballur me diktaturën.

PS, Ruçi: Nënshtrim ose revoltë për t'u përballur me diktaturën
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka deklaruar se qeveria po përpiqet që nëpërmjet shkeljes së ligjit të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë. Ruçi theksoi se tashmë mbeten dy rrugë nënshtrimi ndaj regjimit që vjedh votën ose reagimi qytetar për tu përballur ndaj padrejtësisve.
"Sot ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte në kundërshti me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve dhe botës demokratike ku kërkojmë të integrohemi. Populli u sfidua nga një regjim diktatorial dhe kusar po përpiqet të përmbysin rezultatin. Për ne ka dy rrugë ose të ulim kokën dhe t'i nënshtrohemi diktaturës së faktit të kryer që vjedh votën për të vjedhur Shqipërinë ose të ngrihemi në këmbë të gjithë dhe të përballemi me zemër dhe trup për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë. Zgjedhja jonë është e qartë, e vetmja rrugë për ne është rruga e revoltës popullore. Që nga kryetari i opozitës, deputetët dhe do kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe komunave do të jemi në ballë të revoltës. Apeli ynë për çdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Tunizi, nuk është as Libi", tha Ruçi. Deklarata e Ruçi u bë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment