Banka Botërore i jep hua Shqipërisë 25 milionë dollarë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë i Bankës Botërore, ka miratuar një paketë huaje prej 25 milion USD për të ndihmuar Shqipërinë të përmirësojë efektivitetin e sistemeve të mbrojtjes sociale dhe për ta rritur efikasitetin dhe barazinë e financimit të shëndetësisë, bëri të ditur sot zyra e Bankës Botërore në Tiranë.
Huaja, synon të mbështesë përmirësimet e programeve të asistencës sociale për të arritur më mirë të varfrit dhe personat pa mundësi të përdorimit të shërbimeve sociale bazë dhe shpenzimeve për shëndetësinë.

No comments:

Post a Comment