Rumani – SHBA, marrëveshje për sistem mbrojtje anti-raketor

Në marrëveshje për vendosjen e elementeve të mbrojtjes së ardhshme raketore kanë arritur Rumania dhe SHBA.Sistemi anti-raketor do të instalohet në ish bazën ajrore Deveselu në Rumani.
Presidenti i Rumanisë Trajan Bashesku tha në një konferencë për shtyp në Bukuresht, se baza ajrore mbetet nën komandën rumune.
Sipas tij, në bazën Deveselu, që është 30 kilometra nga kufiri me Bullgarinë, do të vendosen mesatarisht 200 e deri në 500 trupa të Shteteve të Bashkuara.

No comments:

Post a Comment