SHBA, shkencëtarët “kurojnë” tumoret në tru me ultratinguj…

Kanceri në tru mund të kurohet përmes një aparati të ngjashëm me kufjet, që lëshojnë ultratinguj.
Këtë pretendojnë shkencëtarë në Massachusetts, të SHBA-së, pas 10 vitesh kërkime.
Në fakt, kjo teori nuk ndryshon shumë nga ajo që aktualisht zbatohet te pacientët e diagnostikuar me tumor në tru. Praktikisht mbi këta pacientë është përdorur teknika e “bombardimit” me ultratinguj të një intensiteti të lartë të zona të lokalizuara të trurit.
Risia e qëndron në përdorjen një pajisje e thjeshtë e ngjashme me kufjet, më ekonomike dhe më praktike, e cila funksionon me të njëjtën teknologji.

Sipas presidentit të “Prefusion Technology”, Al Kyle, pacientët do t’i mbajnë këto “kufje” për një kohë të gjatë, sipas një programi të mirëpërcaktuar. Kjo do të bëjë që shpërndarja e ultratingujve në tru do të jetë totale. Në njëfarë mënyre, shkencëtarët e krahasojnë me një “shpëlarje” truri me ultratinguj.

Por pavarësisht optimizmit të shkencëtarëve, kjo teori duhet ti nënshtrohet një sërë testesh. Aktualisht kjo pajisje po testohet te kafshët, por në disa raste kanë rezultuar probleme, pasi pacientët kanë patur hemoragji. Deri në pranimin e saj si një metodë e saktë mjekësore mbetet të studiohet çfarë e shkakton atë.

No comments:

Post a Comment