Anet pozitive te depresionit

Askush nuk dëshiron të sëmuret nga depresioni, por ajo sëmundje është një lloj frenuesi që na ndihmon në ristudimin e prioriteteve dhe qëllimeve tona, thonë ekspertët.Në kohën e tashme depresioni është bërë sëmundje e cila po përhapet sikur epidemitë globale, për ç’gjë shkaktari kryesor është stili urban i jetesës, recesioni dhe dobësimi i vlerave familjare.

Mirëpo, ana pozitive e kësaj sëmundjeje është përvoja e cila mund ta nxjerrë në pah njeriun dhe ta bëjë më kreativ dhe më rezistues ndaj fatkeqësive jetësore, theksojnë psikologët e Universitetit Cardiff.

Disa psikologë konsiderojnë që depresioni është bërë mekanizëm evolues i mbijetesës, i cili po i përshtatet krizës jetësore, traumave dhe pakënaqësive.

Askush nuk dëshiron të sëmuret nga depresioni, por ajo sëmundje është një lloj frenuesi që na ndihmon në ristudimin e prioriteteve dhe qëllimeve tona, andaj rezultati i tij mund të jetë shumë i dobishëm, thonë ekspertët.
(www.tiranachat.net)

No comments:

Post a Comment