Amerikanët apo kinezët fanatikë të rrjeteve shoqërore?

Megjithëse në Kinë nuk përdoren rrjetet e njohura sociale, ata kanë krijuar dhe përdorin në masë rrjetet e tyre të komunikimit social në internet. Ato më të frekuentuarat janë Youku, Tudou, dhe Sina Micro-blog.
Sipas raportit të ri të Netpop Research, i cili krahason rrjetet sociale amerikane me ato kineze, duket se kinezët, kanë shkallë më të lartë penetrimi në rrjetet sociale, dhe si faktor kryesor është numri i lartë i popullsisë, i cili në rregjistrimin e fundit arriti në 1,34 miliardë banorë.

Studimi i Netpop thotë se ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 169 milionë banorë përdorin internetin, në Kinë kjo shifër arrin në 411 milionë banorë, të cilët i përkushtojnë më shumë se 4.8 orë në ditë në internet, krahasuar me 4.2 orë të amerikanëve.

Gjithashtu 93 % e kinezëve ose 382 milionë banorë mbi moshën 13 vjeçare, angazhohen online, kundrejt 73%, ose 132 milionë banorëve amerikanë.

Gjithashtu, në studimin e Netpop thuhet se kinezët kanë qenë më të prirur të marrin pjesë në çdo aktivitet në rrjetet sociale, krahasuar me amerikanët që kanë shkallë më të ulët të pjesëmarrjes në aktivitete të ngjashme.
(albaniews.gr)

No comments:

Post a Comment