Bëhet realitet telefoni celular “fletë”

Ekspertë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar letrën e parë elektronike që kryen rolin e celularit.

Ndonëse e pabesueshme, “celulari fletë” mund të kryejë të gjitha funksionet e bazë një telefoni të mençur, si për shembull të bëjë një telefonatë, të dërgojë mesazhe, të luajë muzikë apo të kryejë edhe rolin e një libri elektronik.

Sipas shpikësit të këtij telefoni fletë, Dr. Roel Vertegall, pritet që ai të jetë gati gjatë pesë viteve të ardhshme.
Detaje të mëtejshme të këtij prototipi pritet të zbulohen, më 10 Maj, në Qendrën e Shkencave Kompiuterike në Vankuver të Kanadasë.

No comments:

Post a Comment