Ambasadori Arvizu, ndërmjetës mes Berishës dhe Ramës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu, ka ndërmarrë një mision pothuajse të pamundur ditët e fundit. Ai ka vendosur që të ndërmjetësojë uljen e tensioneve mes palëve dhe të mundësojë një marrëveshje mes kreut të mazhorancës Sali Berisha dhe liderit opozitar Edi Rama.



Pas mostërheqjes së KQZ-së në procesin e numërimit të votave të pavlefshme si pasojë e presionit qeveritar dhe ndryshimit të rezultatit në tavolinë, tensioni politik është rritur tej mase. Edi Rama deklaroi se do ndjekin rrugën ligjore me bindje se Kolegji Zgjedhor do jap drejtësi, por masat nga ana e Partisë Socialiste do merren hap pas hapi në të gjitha drejtimet, duke mos lejuar vjedhjen e votës dhe duke vënë para përgjegjësisë Sali Berishën.

Fill pas kësaj, me pretekstin e largimit të ambasadorit bullgar nga vendi, është sajuar një drekë pune mes ambasadorëve dhe kryeministrit Sali Berisha. Prezent ka qenë vetë kryeministri dhe Trojka e BE, OSBE dhe SHBA. Tejet të shqetësuar mësohet se Trojka i ka bërë presion Berishës të tërhiqet sa nuk është vonë nga kjo ndërmarrje e paligjshme e ndryshimit të rezultatit zgjedhor në tavolinë. Nuk dihet ende përgjigjja e kryeministrit.

Por në orën 16:00, fill pas përfundimit të drekës, Arvizu ia ka behur në selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me Edi Ramën po për situatën e krijuar dhe zgjidhjet ligjore të saj.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment