Arben Ristani përgatit dorëheqjen dhe largimin nga Shqipëria pas procesit?

Situata e tensionuar në Shqipëri gjatë numërimit dhe procedura e re që ndoqi KQZ-ja duke thyer rregullat e lojës të vendosura mes palëve në mënyrë të njëanshme, ka rritur edhe shkallën e pasigurisë.
Nga burime brenda këtij institucioni mësohet se tashmë Ristani është në dijeni të një hetimi që po ndjek prokuroria për shpërdorim detyre, falsifikim dhe thyerje të Kodit Zgjedhor, përpos akuzës së zbulimit të votës së Presidentit të Republikës, duke thyer edhe Kushtetutën. Por mësohet po nga burime të rezervuara, se Ristani po përgatit një largim të mundshëm nga Tirana në një destinacion ende të papërcaktuar dhe për këtë ka marrë garanci qeveritare.

Por do të presë përfundimin e procesit të animimeve dhe çështjeve që paraqiten në KQZ për ta shoqëruar këtë me një dorëheqje të parevokueshme dhe me largim nga Shqipëria.

(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment