Allegri nuk ka ankesa pas eliminimit nga Kupa


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri (Foto: Reuters)Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk ka ankesa pas disfatës së tyre në gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga Palermo.


Milani shpresonte të fitojë Dyshe të titujve disa ditë pasi siguroi Scudetton, por ata u mposhtën me rezultat 2-1 në takimin e mbrëmshëm për t’u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-3.

“Ne kemi pasur disa raste, përfshirë një me Robinhon në sekondat e para. Kur ne i afroheshim golit, nuk mund t’i përfundonim mundësitë. Palermo luajti një ndeshje të shkëlqyeshme dhe unë nuk mund t’i kritikoj lojtarët e mi për asgjë”, ka thënë Allegri.

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment