Fatman Scoop, koncert dhe mysafir në “Shpija 2”

Me rastin e trevjetorit të shpalljes së Pavarësisë, reperi i njohur Fatman Scoop do të këndojë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Scoop njihet me hitet e tij “Put Your Hands Up”, “Be Faithful”, si dhe për bashkëpunimet me Timbarland në këngën “Drop”, me Missy Eliot dhe Ciara “Lose Control”, me Mariah Careyn në këngën “It`s like that”, si dhe për shumë bashkëpunime tjera me Busta Rhymes, Dr Dre, Ying Yang Twins, Black Eyed Peas e shumë artistë të tjerë.
Organizatorët e koncertit, Full House dhe DP group njoftuan se kanë arritur marrëveshje me menaxhmentin e Fatman Scoop, duke u dakorduar që Fatman Scoop t'i vizitojë finalistët në reality show ''Shpija e Kosovës 2'', në ditën e Pavarësisë. Koncerti fillon në orën 21:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku si para grup do të performojnë DJ Blunt dhe Real 1.
Çmimi biletave është 5 euro.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment