Acidet yndyrore e ndihmojnë lëkurën gjatë pranverës

Gjatë stinës së pranverës, shumicën e kohës e kalojmë përjashta, duke ia ekspozuar lëkurën erës dhe diellit, që do të thotë se duhet pasur një kujdes të veçantë.
Që fytyra juaj të jetë e shëndoshë dhe të duket bukur, duhet të keni kujdes të shtuar në mbrojtjen e hidratimit.

Pastrimi – Hapi më i rëndësishëm që duhet të pasojë para dhe pas çdo gripi është pastrimi. Për fytyrë më të lëmuar përdorni preparate që janë më të forta, ngase e parandalojnë shfaqjen e akneve në fytyrë. Nëse lëkura juaj është e thatë, përcaktohuni për preparate me formula me bazë qumështi. Përbërësit si acidi yndyror do ta ushqejnë sipërfaqen e qelizave.

Mbrojtja – Pa pastrimit, është me rëndësi ta mbroni fytyrën prej ndikimeve të dëmshme që u jeni të ekspozuar. Nëse lëkura juaj është mjaft e ndjeshme gjatë ndryshimit të stinëve të vitit, duhet ta mbroni me minerale natyrore, siç është zinku, i cili i bllokon rrezet UVA dhe UVB.

Kujdesi gjatë natës – Mos e harroni fytyrën tuaj edhe gjatë natës – gjithashtu duhet ushqyer lëkurën me preparate mbrojtëse.
(sekretebukurie.com)

No comments:

Post a Comment