Vlore, arrestohet i riu akuzohet se përdhunoi kunatën 19 vjecare

VLORE- Një 34 vjecar është ndaluar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e nuses së tij.
Sipas policisë Romeo Shehu banues në fshatin Drenovicë të Beratit është ndalur dje pasdite rreth orës 17. 45 minuta pasi “dyshohet se në muajin Mars 2011 tek hotel “Liqeni” në Rroskovec Fier ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen M. B., 19 vjece, banuese ne fshatin Crrag Elbasan, me të cilën ka lidhje familjare (motra e nuses).”- thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Vlorës.

Gjithashtu nga hetimet e kryera dyshohet se 34 vjecari ka trafikuar në Greqi shtetasen M. Sh, me qëllim shfrytëzim për prostitucion.

Materialet proceduriale do I kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa ai akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Trafikimi i femrave” parashikuar nga nenet 102 dhe 114/b të Kodit Penal.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment