Vdes Bin Laden, rruan mjekrën

Një mësues që ishte betuar 10 vite më parë se nuk do të rruhej deri sa Osama Bin Laden të kapej apo të vritej, më në fund hoqi mjekrën.

50-vjeçari Gary Weddle, nga Uashingtoni, tregoi: “Kur u sulmuan kullat binjake më 11 shtator 2001, unë mbeta i shokuar para televizorit për disa ditë me radhë. Që atë ditë unë nuk jam rruar asnjëherë.”

Gary hoqi mjekrën e tij në kohën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, po njoftonte vrasjen e kryeterroristit në televizion.

Bashkëshortja e tij, Donita, tha: “Unë i thoja gjithmonë që ta hiqte mjekrën, por ai ishte betuar dhe unë e respektoja këtë gjë. Tani ai duket 10 vjet më i ri!”

No comments:

Post a Comment