Pattinson vlerëson kolegen

Robert Pattinson, protagonist i filmit “Water For Elephants” së bashku me Reese Witherspoon, ka lavdëruar kolegen e tij.

“Reese ka fituar një çmim Oscar dhe kur njeh dikë që është kaq e famshme pret që të jetë e mbyllur dhe mendjemadhe. Nuk ka qenë ky rasti i Reese. Ajo është treguar shumë e dashur dhe bashkëpunuese”, u shpreh aktori britanik.

Përsa i përket filmit, Pattinson deklaroi se i ka pëlqyer shumë të interpretonte në të sepse i duhej të vishte rroba të viteve ’30.

“Rrobat ishin të mrekullueshme. Cdo gjë që provoja më rrinte shumë mirë, edhe më mirë se veshjet e sotme”, tha aktori.

No comments:

Post a Comment