Trafikantët e drogës, në shkolla

Në ambientet e shkollave të mesme shpërndahet drogë. Të paktën 8% e të rinjve të moshës 16 deri në 18 vjec janë shprehur se në shkollat e tyre u është ofruar drogë. Marijuana mbetet një ndër drogat më të përdorura.Specialistet e Institutit te Shendetit Publik tregojne se rreth 8% e te rinjve kane konsumuar marijuanë.

“Droga më e përdorur është marijuana, pothuajse gjysma e tyre e kanë provuar në moshën 15-16 vjecare”, thotë Roland Bani, specialist i ISHP-së. Adoleshentet jane me te prekur nga depresioni,dhe 8 % e tyre kane tentuar te vetvriten.

“Në raportin meshkuj-femra ndryshimi eshte sinjifikativ. Këtë problem e raportojnë 33 perqind e femrave dhe 16 përqind e meshkujve. Pothuajse 8 perqind e te intervistuarve kane menduar te bejne vrasje gjate vitit te fundit”, thotë Bani.

60 % e ketyre te rinjve kane provuar duhanin, edhe pse me ligjin e shtetit shqiptar te vitit 2006, ndalohet shitja e duhanit tek moshat nen 18 vjec.

No comments:

Post a Comment