Studimi, meshkujt inteligjentë janë më besnikë

LONDËR- Nëse jeni pyetur se si ta vërtetoni nëse mashkulli me të cilin sapo keni filluar lidhjen është i prirur për të “lëvizur” nga një femër tek tjetra, bëjani më parë atij testin e MENSA-s. Psikologët konsiderojnë që meshkujt inteligjentë e kanë më lehtë për t’i kapërcyer impulset primitive dhe u përmbahen premtimeve të veta të besnikërisë.

Sa më e lartë inteligjenca, më e lartë është edhe mundësia që nuk do të ketë “ekskursione” në lidhje, ka treguar hulumtimi i fundit nga shkencëtarët britanikë. Në fakt, në pyetje është evolucioni tek meshkujt: meshkujt inteligjentë e kanë më lehtë t’i kapërcejnë impulset primitive dhe t’i mbajnë premtimet e veta të besnikërisë, konsideron profesor Satoshi Kanazaëa nga London School of Economics, i cili ka e ka udhëhequr këtë hulumtim.

Meshkujt inteligjentë mendojnë më shumë për pasojat e veprimeve të veta dhe e kanë më lehtë t’i pranojnë pasojat largpamëse për shkak të tradhtisë, siç janë pendimi dhe keqardhja. Tani për tani nuk ka dëshmi që edhe femrat inteligjente janë më besnike.

No comments:

Post a Comment