Tokës po i afrohet asteroidi më i madh i të gjitha kohërave

Ekspertët e NASA-s kanë paralajmëruar se në muajin nëntor të këtij viti pritet kalimi i një asteroidi të madh ndërmjet Tokës dhe Hënës.Ai do të duhej të mbetet larg planetit tonë mbi 300 mijë kilometra.

Nëse ky asteroid i quajtur YU55, megjithatë largohet nga rrugëtimi i tij dhe godet Tokën, ajo goditje do të mund të krahasohej me shpërthimin e 65 mijë bombave bërthamore, kurse prapa vetes do të linte kraterin me diametër gati 10 kilometra, bëjnë me dije mediat britanike.

Ndonëse shkencëtarë të NASA sigurojnë se një tmerr i tillë pothuajse 100 për qind nuk do të ndodhë, ata e cilësojnë këtë asteroid si objekt i rrezikshëm. Theksojnë, se nuk ka arsye për panik, sepse rrallë ndodh që asteroidi të mos përshkojë në rrugën e paraparë të lëvizjes.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment