Thonjtë tregojnë për shëndetin

Thonjtë na rrefejne jo vetëm nëse janë të kuruar dhe të rregulluar, por edhe nëse trupi ynë ka ndonjë shqetësim.
Fillimisht është e nevojshme të dihet se kur thonjtë ndryshojnë formë, përmbajtje dhe ngjyrë atëherë në trup ka një problem.Ja disa prej shqetësimeve më të përhapura.

Nëse thonjtë janë me nuancë të verdhë…

Nëse thoi është i verdhë atëherë ngjyruesit që përdorni kane cilësi të dobët. Thonjtë mund të bëhen të tillë edhe nëse ka probleme më frymëmarrjen, me sinuset kronikë apo bronshitin. Në këtë rast janë të verdhë thonjtë e duarve dhe të këmbëve.

Nëse thonjtë janë të dobët…

Kur thonjtë thyhen, këputen me lehtësi ka mungesë të vitaminës A, B6, E ose të kripërave minerale. Shpesh kjo mungesë mund të vijë prej trajtimeve me medikamente apo prej dietave të drastike. Thonjtë bëhen të dobët edhe nëse përdorni manikyrë agresivë ose nëse përdorni mjete pastruese të forta në shtëpi.

Nëse thonjtë kanë njolla të bardha…

Prania e njollave të tilla tregon mungesë vitaminash. Në kohën e komunizmit pjesa më e madhe e njerëzve kishin njolla të bardha në thonj.

No comments:

Post a Comment