Media, Shqipëria e 102-ta në botë

Shqipëria është renditur në vendin e 102-të në rang botëror, përsa i përket lirisë së medias, ndërsa tek seksioni i Europës Qendrore dhe Lindore, renditet në vendin e 16- të, duke lënë pas vetem Kosovën dhe të gjitha ish-republikat sovjetike.
‘Freedom House’ e bazon renditjen duke analizuar zhvillimet qe kane te bejne me median ne 196 vende te botes.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit Ambasadorja Britanike, Fiona McIleham, tha se "në Shqipëri, liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion. Profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara”.

Ambasadorja britanike ka theksuar se kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Duke i bere thirrje politikanëve dhe grupeve të interesit për të mbështetur lirinë e medias në Shqipëri, ambasadorja McIleham apeloi qe gazetarët dhe redaktorët të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.

Pavaresisht se ne Shqiperi liria e medias eshte e sanksionuar ne kushtetute gazetaret cdo dite ndeshen me nje mori problemesh ne mbledhjen e lajmeve. Institucionet shteterore shpeshhere kthehen hermetike kur u kerkohet informaciom packa se parlamenti ka mituar ligjin per te drejten e informimit.

No comments:

Post a Comment