Tetë mënyra të thjeshta për të shmangur alergjinë

Nuk janë të paktë njerëzit që vuajnë nga tipa të ndryshëm të shfaqjes së alergjive. Vetëm në Amerikë, sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve, janë rreth 50 milionë persona që i vuajnë këtë shqetësime. Por çfarë ndikon në shfaqjen e alergjisë, simptomat më të cilat shoqërohet dhe si t'i shmangni alergjenët? Janë plot tetë mënyra efikase që këshillojnë ekspertët të publikuara në "Newsweek". Ja cilat janë ato:

1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë tuaj

Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

2. Pastroni shpesh hundët tuaja

Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

3. Konsumoni ushqime të pasura me Omega-3

Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

4. Konsumoni rrepat

Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji

Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. "Kur trupi juaj "lufton" sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imun është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve", thotë Dr.Neil Kao, i Qendrës së Sëmundjeve Alergjike dhe Astmës në Greenville.

6. Ushtroni aktivitet fizik

Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t'iu ndihmojë që t'i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

7. Mos përjashtoni barërat mjekësore

Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

8. Përdorni medikamentet mjekësore

Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t'i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

Simptomat alarmuese të alergjisë që nuk duhen nënvlerësuar:
- Teshtimat e shpeshta
- Sy të skuqur
- Hundë të rrjedhshme
- Shpesh ndodh edhe që hundët të bllokohen
- Njolla në lëkurë
- Vështirësi në frymëmarrje
- Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
- Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
- Diarre
- Probleme me tensionin e gjakut

"Mbrojtësa" për alergjinë nga ushqimet
Molekula e zbuluar nga një shkencëtar italian emërtohet interleuchina-12, dhe është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë, e cila mund të bëhet një aleat i fortë për të realizuar shmangien e alergjisë pa u detyruar të heqësh dorë nga ushqimet që mund ta shkaktojnë atë. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike të disa minj, dhe tregon se kjo molekulë privon shfaqjen e alergjisë nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza të goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnë së prodhuari këtë molekulë, ndaj dhe alergjia kthehet në gjendje të përgjithshme trupore.

Si ta shmangësh alergjinë duke ngrënë
Zbulimi i ri më tërheqës i shkencës mbi alergjinë ka të bëjë me mënyrën se si mund të fitosh mbi alergjinë duke shtuar morinë e ushqimeve të konsumuara. Të vegjlit me alergji mund të shërohen duke u stërvitur për të ngrënë sasi të vogla ushqimi. Ky trajnim do të reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime të ndryshme. Këtë zbulim të ri e tregojnë edhe rezultatet e para të një eksperimenti të bërë nga Wesley Burks në Durham. Rezultatet thonë se bëhet fjalë për një trajtim të ri imunoterapie të ngjashëm më trajtimin e ndjekur në rastin kur alergjent është poleni. Por në rastin e ushqimeve është akoma e vështirë të gjendet një vaksinë antialergjike, kështu kjo terapi bazohet në vetë shtimin e këtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.

Alergjitë

Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptomat si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtira, acarime dhe për rastin më të keq astma.
Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjenë.
Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.
Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:
• Hundë që rrjedhin apo të zëna
• Sy të kuq të acaruar që të kruhen
• Kollitje
• Të teshtira
• Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.
• Vështirësi në frymëmarrje
• Diarre
• Vjedhje ushqimi
• Tharje dhe acarim të lëkurës
Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.
Alergjenët më të zakonshëm janë:
• alkooli
• thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
• pushi
• ushqimi
• poleni i luleve
• bari, pemët, shkurret
• pluhuri i shtëpisë
• ilaçet
• myshku
• nikeli
Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike.
Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike.
Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni.
Ilaçet Antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore përkeqëim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar.
Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hyposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hyposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat.

http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=7689:tete-menyra-te-thjeshta-per-te-shmangur-alergjine&catid=52:shendetesi-&Itemid=94

No comments:

Post a Comment