Kultivonte mariuhanë, pranga portierit holandez

Ish-portieri i përfaqësueses U-21 të Holandës, është dënuar së bashku me të dashurën e tij për tri shkelje ligjore: pastrim parash, falsifikim dhe kultivim të kanabisit. Ai së pari ishte arrestuar në vitin 2009, kur pas një bastisjeje të policisë në një depo në fshatin Ens u zbuluan 4 200 bimë marihuanë. Edhe pse Kutinjo dhe e dashura ishin të pranishëm, gjatë bastisjes, ata vazhdimisht mohuan se kanë të bëjnë me veprat për të cilat akuzoheshin. Më herët u zbulua se fabrika ishte e regjistruar në emrin e Kutinjos. Edhe pasi i është shqiptuar dënimi, portieri ka mohuar të ketë gisht në këtë krim. Kutinjo 28-vjeçar në radhët e Den Hagut gjendet që nga viti 2008. Ai ka qenë titullar në radhët e skuadrës holandeze. Den Haag është duke luftuar për një vend në Ligën e Evropës. Më herët kishte qenë pjesë e skuadrave PSV, Den Bosh, NAC Breda e Viteshe. Xhino Kutinjo kishte përfaqësuar Holandën në Botërorin U-21 që u zhvillua në vitin 2001.

No comments:

Post a Comment