Tërmet 4.9 ballë godet Rumaninë

Në zonën Vranqa të Rumanisë, sot në mëngjes është regjistruar një termet me fuqi 4.9 ballë i shkallës Rihter.


Nuk raportohet për viktima, ndërkohë që dhe dëmet materiale nuk janë të mëdha.

Ky tërmet, është ndjerë edhe në Bulgarinë fqinje si dhe në Moldavi, transmeton REL.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në thellësi prej 137 kilometra, ndërsa lëkundjet e tokës fillimisht janë regjistruar në orën 5.24 të mëngjesit.

No comments:

Post a Comment