Ajo që bashkon Hitler – Bin Laden

Përveç famës botërore që lidhet me të keqen, Osama Bin Laden dhe Adolf Hitler ndajnë nga sot një datë të përbashkët pëvjetori.


Vdekja e të dy burrave është njoftuar zyrtarisht në 1 Maj. Duke u kthyer në Majin e vitit 1945, radioja gjermane kishte njoftuar vdekjen e Adolf Hitlerit.

Në të vërtetë, Hitleri, i përballur me humbjen totale, kishte vrarë veten ditën e shkuar në Berlin.

Duke ardhur në të tashmen, presidenti i SHBA-ve,Barak Obama, njoftoi vdekjen e kreut të Al Qaeda-s,Osama Bin Laden, në 1 Maj 2011.

Vlen të shënohet se, ish-presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush, kishte krahasuar Bin Landen me Hitlerin në një fjalim të tijin përpara ushtarakëve në vitin 2006.

“Të nënvlerësosh fjalët dhe ambiciet e burrave diabolikë, është gabim i rëndë”, pati thënë dhe nënvizonte se, “bota, e cila përbuzi të shkruarat e Bin Ladenit dhe Hitlerit, pagoi një taksë të tmerrshme gjaku”. “Osama Bin Laden dhe aleatët e tij terroristë kanë bërë të njohura planet e tyre aq qartë sa edhe Lenini dhe Hitleri”, kishte përfunduar Bush, që me siguri pati ngatërruar Stalinin me udhëheqësin e Revolucionit Bolshevik.

No comments:

Post a Comment