Tentojnë të vrasin 34-vjeçarin për 10 mijë euro, tre në pranga

Elbasan - Tre persona u arrestuan nga Policia e Elbasanit në lidhje me
plagosjen e shtetasit A.Duraku, 34 vjeç, i cili u qëllua me armë
mbrëmjen e djeshme.

Policia pas hetimeve të kryera arrestoi në flagrancë shtetasit Robert

Islam Hysa, 28 vjeç, Albert Ramazan Hysa, 27 vjeç, të dy banues në

komunën Pajovë, Peqin, si dhe Ibrahim Gëzim Nurja, 20 vjeç, banues në

fshatin Gjyralë, komuna Gostimë, Elbasan.

Nga hetimet sipas policisë, dyshohet se tre personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë gjahu në kokë për shkak të një borxhi prej 10 mijë eurosh ndaj shtetasit A.Duraku, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej brenda automjetit tip "Opel" me targa EL 8260 B.

I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por për shkak se jendja e tij ishte e rëndë u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë. Policia tha se u ka bllokuar tre personave të dyshuar edhe një armë gjahu shotgun, 2 armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh automatiku.

http://www.lajmifundit.com

No comments:

Post a Comment