Sondazhi i AK, 51% e shqiptarëve kundër vetëdeklarimit të kombësisë

Aleanca Kuq e Zi bëri sot publik një sondazh sipas të cilit 51% e shqiptarëve kanë deklaruar se janë kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare e etnike, ndërsa 32% kanë qenë pro. Sipas nënkryetarit të KLD Kreshnik Spahiu, njërit prej firmëtarëve të parë kundër këtij regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi nuk do të ndalë përpjekjet deri sa t’i jepet fund këtij lloj regjistrimi, që është servirur nga Greqia, sic tha ai.

“Si mundet të heshtin kur shumica e popullsisë gjykojnë se ky sondazh është serviruar dhe është presion i shteteve të huaja. Ky regjstrim nuk është gjë tjetër vecse është i servirur nga Greqia. A është normale kjo, natyrisht që jo, ku shumica e të intervistuarve mendon se është një regjistrim i pasaktë, i pabesueshëm dhe antikushtetues dhe kundër standarteve. Këtë nuk mund ta lejojmë, për flamurin Kuq e Zi kanë derdhur gjakun, kanë dhënë jetën kanë rrezikuar karrierën dhe do vazhdojnë ta rrezikojnë me mijëra shqiptarë”, deklaroi Spahiu.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment