Shqipëri, qiratë e banesave ulen me 4.5 %

Indeksi i qirasë së banesave në Shqipëri ka shfaqur në përgjithësi një luhatshmëri më të lartë për të gjithë periudhën e matur, në krahasim me indeksin e çmimeve të banesave.Konkretisht ky tregues është ulur me 4.5 % në terma vjetore në tremujorin e parë të vitit 2011, ndërkohë që në tremujorin e katërt të vitit 2010 ai pësoi një rritje prej 13.5%.

Ndërsa në terma tremujorë, indeksi i qirasë shënoi një rritje me 1% në tremujorin e parë të këtij viti.
(www.albanews.gr)

No comments:

Post a Comment